Në Kuvendin e Kosovës po vijon debati për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, ndërsa deputetët po përplasen me akuza e kundërakuza, shkruan Fol Drejt.
Mirsat Shkreta nga Lëvizja Vetëvendosje ua ka kujtuar deputetëve opozitarë që ky sektorë është udhëhequr për një kohë të gjatë nga ata, andaj edhe keqpërdorimet dhe keqmenaxhimet i kanë shtresuar problemet për një kohë të gjatë.
“Gjithë këto vite keni qeverisë me shëndetësi dhe ju e dini fare mirë se çfarë keni bërë me sistemin informativ. Ju e dini fare mirë që 20 milionë dhe lënda është në prokurori. Ju e dini fare mirë që janë arrestuar njerëzit për këtë çështje” – ka thënë Shkreta, ndërsa ka replikuar me Ardian Kastratin e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili, po ashtu, s’u kursye nga kritikat./FolDrejt/