Ditë më parë u spekulua se në adresë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës ka ardhur një notë proteste, meqë kjo e fundit ka dashur t’ia huazojë pajisjet ushtarake Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
”-Nuk ka vendim e as dhënie në shfrytëzim të pajisjeve ushtarake për policinë e Kosovës gjatë ndërhyrjes në veri.
-Nuk ka notë proteste për FSK-në.
-Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj pune” – ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e tij në Facebook.
Zërat e tillë i ka demantuar edhe Bekë Berisha, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përkatësisht Kryetar i Komisionit Parlamentar për Siguri:
“Ne aspirojmë NATO-n, s’ka nevojë pasi kemi blinda të Policisë së Kosovës boll dhe ajo është e zonja t’i menaxhojë këto situata. Këto janë disa trillime të panevojshme… Gjithë herë kur marrim kontingjent armatim ose diçka vjen ajo si vërejtje ose letër. Nuk ka notë proteste apo diplomatike në kundërshtim me diçka. Ajo është përpara aty dhe pastaj është lulëzu nga disa medie.”
Përndryshe, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka raportuar përpara Komisionit për Siguri, ndërsa ka folur për shpenzimet që ky dikaster i ka bërë, për ta pajisur me armë FSK-në./FolDrejt/