Në kuvend, deputetët janë duke e trajtuar çështjen e shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha ka sqaruar se çmimi i energjisë ende nuk është ngritur, por për momentin bëhet fjalë për një propozim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
“Shefi i grupit parlamentar të PDK-së tha se e kanë paguar më së liri në të kaluarën dhe s’bën të flitet për krizën që jemi sot, por s’ju intereson as e kaluara e as kriza, por neve po na intereson se te e kaluara s’po ka mjaftueshëm rrymë. Nuk është se Albin Kurti e ka shtyp dygmen edhe u ndal rryma, rryma është si pasojë e të kaluarës, këto blloqe që po prishen është se këto i keni lënë, që 20 vjet nuk është investuar në to” – tha ndër të tjera Basha, transmeton Fol Drejt.
Duke shtuar se:
“Po bëni hajgare me Bllokun B, por unë kam shkuar për përhajër te Ministrja për Bllokun B. Havëll kena qitë. Gëzim more është, ju duhet ta kuptoni se janë 250 megavat në orë…”
Debati po vijon me përplasje të ashpra ndërmjet opozitës dhe pozitës./FolDrejt/