Gazmend Gjyshinca e ka cilësuar Arben Gashin si njeri me “shëndet të rënduar mendor”.
Reagimi i deputetit të Vetëvendosjes vjen pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën u raportua se deputeti Gashi pati një konflikt verbal me një zyrtar të kuvendit, transmeton Fol Drejt.
“Ilir Skender Kërçeli është njëri prej njerëzve më punëtor në Kuvendin e Kosovës. Afrues e shumë bashkëpunues për të gjithë ata që punojnë aty.
Ai, sot gjatë mbledhjes së kryesisë së kuvendit qenka sulmuar, kërcënuar e sharë me familje, nga kryetari i GP të LDK-së, Arben Gashi.
Sjellje të tilla nga i njejti person po ndodhin për të disatën herë tashmë. Ky njeri me shëndet të rënduar mendor, sëpari për vetën pastaj edhe për shoqërinë, bënë mirë që menjëherë të trajtohet te ndonjë psikolog” – ka shkruar ndër të tjera Gjyshinca.
Për më shumë, sipas Gjyshincës, ngarkesat e tij emocionale nuk mund të kthehen në pengesë ndaj punës së Kuvendit të Kosovës.
Përndryshe, gjatë një konference për shtyp, deputeti Gashi i hodhi poshtë pretendimet se ai ishte fajtor pse eskaloi situata në mbledhje. Sipas tij, këto akuza, janë pjesërisht të vërteta./FolDrejt/