Pas përkujtimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri ish-politikanit serb, Ivanoviçit, të cilin pikërisht Kurti para se të vinte në pushtet e quante kriminel, ka pasur reagime të shumta në Kosovë.
Ndër ta ka reagime edhe nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Është deputeti Visar Korenica, i cili me një postim në profilin e tij në Facebook e ka quajtur Ivanoviçin kriminel, organizator i vrasjeve të shqiptarëve,
“Organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona. Dënimi i tij jo merritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve. Ivanoviç ishte kriminel. Pikë. Natyrisht nuk iu përshtat Vucicit dhe për këtë e eliminoi.”, ka shkruar Korenica, transmeton Fol Drejt.