Opozita ka lëshuar seancën e sotme pasi LVV-ja nuk mori pjesë në debatin e ftuar nga PDK-ja për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovë.
Pas kësaj deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thumbuar opozitën.
“Po bojka edhe pa opozitën”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.
Në Kuvend sot është paraparë të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku në rend dite ishte shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.