Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, nuk pajtohet me thirrjen e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave.
Bajrami po e cilëson si të ardhme të zhvillimit ekonomik, prodhimin e kriptovalutave.
Në një shkrim të tij, deputeti Alban Bajrami, thotë se të rinjtë kosovarë në këtë sektorë janë në të njejtin zhvillim me të rinjtë nëpër vende të fuqishme të botës.
Shkrimi i plotë nga deputeti i VV-së, Alban Bajrami:
Kriptovalutat si industri gjithnjë e në rritje, janë veprimtari tejet e rëndësishme për sipërmarrësit edhe në vendin tonë, që kryesisht janë të rinjtë.
Në këtë aspekt, ndalesa e vetme që duhet të bëhet është “Mining” që me të madhe është i përhapur në veri të vendit. Kjo sepse, shfrytëzimi i energjisë elektrike atje bëhet në mënyrë ilegale duke mos u paguar energjia e shpenzuar.
Por, njëjtë nuk duhet të trajtohen edhe ata që këtë veprimtari të prodhimit të kriptove e bëjnë duke qenë të kyçur në rrjet dhe që e paguajnë energjinë elektrike.
Nëse ka një industri në ekonomi ku të rinjtë tanë janë në stad të njëjtë të zhvillimit me bashkëmoshatarët e tyre në Evropë dhe ShBA, është teknologjia informative dhe Blockchain e ëeb 3.0. Prandaj, e kemi obligim që si institucione por edhe si shoqëri, të ndihmojmë më shumë, në mënyrë që kjo kategori e sipërmarrësve ta ndjejë mbështetjen e besimin tonë në ta, si parakushte për avancim edhe më të madh në të ardhmen.
Për fund, është i pamohueshëm fakti që ne jemi në krizë energjetike, por të prekura janë edhe vendet fqinje e edhe më gjerë.
Mirëpo, kjo nuk nënkupton se për faj të hajnisë 20-vjeçare të ish-pushteteve dhe mungesës së investimeve në sektorin e energjisë, të dënohet brezi i tanishëm që e ka dëshmuar talentin dhe