Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u ka thënë kolegëve deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës se Qeveria Kurti do t’ua shkarkonte edhe kryetarin e partisë, Isa Mustafa, nëse do të kishte qenë pjesë e ekzekutivit.
“Edhe Mustafën do t’ua kishim shkarkuar, do t’ju kishim liruar edhe prej tij”, është shprehur Basha në seancën e Kuvendit për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
“Keq e keni, nuk funksionon në këtë qeveri nëse nuk punon”, ka theksuar ai, duke mbrojtur kryeministrin Albin Kurti për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Basha u ka thënë deputetëve të LDK’së së as ata vet nuk e duan Agim Veliun, prandaj, sipas tij, i liruan nga ai.
Ai ka thënë se LDK’ja po e prishë Qeverinë për të bashkëpunuar me presidentin Hashim Thaçi.
“Agima ka plot, këso qeverie Kosova nuk ka pasur kurrë”, ka shtuar Basha.