Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Deputeti indian konkurrent i fuqishëm në garën për t’u bërë kryeministër i Britanisë

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Rishi Sunak fiton raundin e katërt të votimit, duke e çuar atë në mesin e dy kandidatëve që do të garojnë për kryeministër të ri britanik.

Pas dorëheqjes së kryeministrit britanik, Boris Johnson nga posti i kryetarit të Partisë Konservatore në pushtet, Rishi Sunak, një nga deputetët në garën për udhëheqjen e partisë dhe postin e kryeministrit, fitoi një raund tjetër votimi të martën, duke e çuar atë një hap më afër për t’u bërë personi i parë me origjinë indiane që merr postin më të rëndësishëm të Britanisë së Madhe,shkruan AA, transmeton Fol Drejt.

Pas dorëheqjes së Johnsonit më 7 korrik si rezultat i një sërë ngjarjesh, përfshirë dorëheqjet në kabinetin dhe partinë e tij, 358 deputetët e fraksionit konservator në Dhomën e Ulët filluan procesin e zgjedhjes së liderit dhe kryeministrit të ri.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Sir Graham Brady, kryetar i Komitetit 1922, një grup me ndikim të ministrave konservatorë në Britani, më 12 korrik shpalli tetë kandidatët në garën për të zëvendësuar Johnsonin.

Një kandidat duhet të nominohet nga të paktën 20 deputetë të parlamentit për t’u votuar ndërsa kandidatët duhet të marrin mbështetjen e të paktën 30 deputetëve në votimin e raundit të parë. Secili që ka mbështetjen e më pak se 30 deputetëve eliminohet.

Raundet zgjedhore vazhdojnë kështu duke eliminuar deputetët me më pak vota derisa të mbeten dy kandidatët e fundit, ku deputetët konservatorë të parlamentit vendosin mes dy kandidatëve në një votim me postë. Rezultatet priten më 5 shtator.

Për të zëvendësuar Johnsonin, në raundin e parë të mbajtur më 13 korrik garuan Sunak, ish-kancelari i Thesarit, ministrja e Tregtisë Ndërkombëtare Penny Mordaunt, kreu i Komisionit të të Punëve të Jashtme Tom Tugendhat, Sekretarja e Jashtme Liz Truss, Prokurorja e Përgjithshme Suella Braverman, ish-Sekretari i Shëndetësisë Jeremy Hunt, ish-ministrja e Barazisë Kemi Badenoch dhe kancelari aktual Nadhim Zahawi.

– Sunak kryeson garën për lidershipin konservator

Sunak ishte kandidati me më shumë vota në raundin e parë, me 88, ndërsa Mordaunt mori 67, Truss 50, Badenoch 40, Tugendhat 37 dhe Braverman 32.

Hunt dhe Zahawi nuk i arritën 30 votat e nevojshme dhe u diskualifikuan nga gara.

Në raundin e dytë Sunak mori 101 vota, i ndjekur nga Mordaunt me 83, Truss me 64, Badenoch me 49 dhe Tugendhat me 32.

Braverman mori 27 vota, duke mos arritur 30 votat e nevojshme dhe u tërhoq nga gara për lidership.

Në raundin e tretë, Sunak fitoi 115 vota, i ndjekur nga Mordaunt me 82, Truss 71, Badenoch 58 dhe Tugendhat 31. Për shkak se mori më pak vota në këtë raund, Tugendhat u eliminua nga gara për lider.

Në raundin e katërt, Sunak mori 118 vota, Mordaunt 92, Truss 86 dhe Badenoch 59. Këtë radhë u eliminua Badenoch.

Gara vazhdoi mes tre kandidatëve – Sunak, Mordaunt dhe Truss.

Sot do të mbahet edhe një raund tjetër votimi për eliminimin e njërit nga kandidatët, duke lënë vetëm dy pretendentë për pozitën udhëheqëse në parti. Pas kësaj, ata do të bëjnë fushatë në të gjithë vendin përpara se anëtarët e partisë të votojnë për fituesin.

Fituesi i garës të lidershipit konservator do të shpallet më 5 shtator dhe do të bëhet automatikisht kryeministër britanik.

– Sunak mund të bëhet kryeministri i parë jo i bardhë i Britanisë

Paraardhësit e Sunak ishin emigrantë indianë që udhëtuan nga India në Britani dhe nga Britania në Afrikë. Babai i tij, Yashvir Sunak, ka lindur në Kenia, ndërsa nëna e tij, Usha Sunak, ka lindur në Tanzani.

Farmacistja Usha dhe mjeku i përgjithshëm Yashvir, të cilët emigruan në Angli nga Afrika në vitet 1960, u takuan në këtë vend dhe u martuan. Rishi Sunak, më i madhi nga tre fëmijët e familjes Sunak, lindi më 12 maj 1980 në Southampton të Anglisë.

Sunak filloi karrierën e tij politike në vitin 2015 pasi u zgjodh anëtar i selisë së Partisë Konservatore në Richmond në Londër ndërsa pas studimeve universitare punoi në sektorin bankar.

Sunak u kyç në politikë që nga viti 2015, duke ushtruar postin e ministrit të financave nga viti 2020 deri më 5 korrik të këtij viti dhe sekretarit të Thesarit nga 2019 deri në 2020.

Ideja që një politikan me origjinë indiane të bëhet kryeministër në Britani, ku ligjvënësit anglo-saksonë kanë mbajtur postin për një kohë të gjatë, lindi nga dominimi i Sunak në luftën për udhëheqjen e partisë dhe postin e kryeministrit në të katër raundet.

Përveçse është një nga anëtarët më të njohur dhe më të rinj të partisë, nëse Sunak fiton zgjedhjet, ai do të jetë kryeministri i parë jo i bardhë i vendit.

Pas nominimit të kandidatëve, rreth 160 mijë anëtarë të Partisë Konservatore në të gjithë vendin do të zgjedhin një nga dy pretendentët si kryeministrin dhe kreun e ri të partisë.

Më 5 shtator, pas zgjedhjeve do të zbulohet lideri i ri i partisë post-Johnson dhe banori i ri i rezidencës së kryeministrit, Downing Street nr.10. /FolDrejt/

Tags: Britania e madheFol DrejtgarakonkurrentKryeministerRishi Sunak
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

VIDEO/ Ukraina sulmon dy fshatra rusë, raportohet për një të vrarë dhe dëme materiale

Lajmi tjetër

Ali Podrimja: Lum Lumi

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM