Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kanë biseduar rrjedhat politike në Luginë të Preshevës dhe rajon.
“Falënderova kryetarin Ahmeti për mbështetjen gjatë betejës tonë për përfaqësim parlamentar”.
“Mbështetja që si koalicion kemi marrë në hapësirat mbarëshqiptare na dëshmon se në Misionin e avancimt të statusit demokratik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk jemi vetëm”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.