Deputeti Lekaj i ka bërë thirrje indirekte kryeministrit Kurti rreth çështjes së Trustit, duke e konsideruar këtë çështje si jetike për qytetarët e Kosovës.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, deputeti Pal Lekaj ka shprehur rëndësinë që ka çështja e Trustit duke e cilësuar si çështje jetike, ndërkohë që ka bërë të ditur edhe për thirrjet e shumta telefonike që ka marrë lidhur me këtë çështje, përcjell Fol Drejt.
Më tej, Lekaj ka shtuar mendime edhe për gjendjen në vend, duke e konsideruar si të rëndë, ndërkohë që ka hedhur kritika ndaj kryeministrit duke u shprehur se qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe, siç i ka konsideruar ai fjalimet e kryeministrit Kurti.
Postimi i plotë i deputetit Lekaj:
“Çështja e Trustit është jetike për qytetarët dhe këtë po e them për shkak se në ditë marr me qindra thirrje telefonike për këtë çështje.
Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe!”/FolDrejt/