Sociologu Ardian Gola, i cili njëherësh është edhe deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar sot se dhuna ndaj gruas tek ne, është “trashëguar kulturalisht”, raporton Fol Drejt.
Gola i cili i është bashkuar karvanit të reagimeve pas vrasjes brutale të një gruaje shtatzënë në oborrin e QKUK-së, ka thënë se kësaj dhune të determinuar nga kultura, i ndihmon edhe sistemi i brishtë i drejtësisë.
Ai ka kërkuar shtrëngim të masave, ndër të tjera “dënime drakonike për kriminelët”, në mënyrë që të parandalohet ky fenomen.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Dhuna ndaj gruas eshte e trasheguar kulturalisht, aktualisht e ushqyer me nje vulg te skajshem konsumerik dhe e mirembajtur nga nje sistem i brishte dhe i korruptuar i drejtesise. Kerkohen denime drakonike per kriminelet, mbikeqyrje e ashper dhe llogaridhenie e detajuar nga hallkat e sistemit qe te eliminohet ne teresi recedivizmi. Poashtu, lipset urgjentisht vleresim i performances se punonjesve te sektorit te drejtesise, prokuroreve dhe gjyqtareve.
Nese vazhdohet me kete indiference institucionale te sistemit te drejtesise, ku recidiviste te deshmuar te dhunes qarkullojne lirshem, rrezikojme qe Hamidja te mos jete e fundit ne listen e gjate te shkruar me gjakun e Marigones, Valbones, Dijanes, Sebahates, Lirijes, Zejnepes, Sabiles etj.
Dhimbje e trishtim sa me s’ka.
Ngushellimet me te perzemerta familjes se Hamides! U prehshin ne paqe shpirti i Hamides me engjullin e saj te palindur!