Përkundër dëshmive të shpërfaqura publikisht nga autoritetet e Kosovës, që dokumentojnë lidhjen e shtetit serb me sulmin terrorist të 24 shtatorit, sanksionet ndaj fqinjit tonë verior, nuk po vendosen, shkruan Fol Drejt.
Deputeti Popullor i Kryengritjes Ekologjike, Aleksandar Jovanoviq Cuta, ka thënë se mbështetja e Perëndimit ndaj Kosovës, nuk ka pushuar.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe deputetja e Gjelbër Viola von Kramon tha dje se një paketë masash është përgatitur për Serbinë si kundërpërgjigje ndaj asaj që ajo tha se ishte “sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë.”
Megjithatë, deputeti Jovanociq Cuta, nuk beson që do të ketë sanksione ndaj Serbisë.
“Nuk jam i sigurt se Vuçiq do të sanksionohet, sepse ai është lojtari i tyre më i mirë”, tha Jovanoviç në emisionin “Iza vesti” të TV N1.
Ai tha se Perëndimit nuk e shqetëson regjimin në Beograd kur digjen shtëpitë e gazetarëve, shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe shkatërrohet natyra.
Kush e solli Vuçiqin në pushtet? Kush hesht për dhjetë vjet për shkeljen brutale të të gjitha ligjeve dhe të drejtave themelore të njeriut? Dhe tani duan të na dënojnë”, tha Jovanoviq.
Ai hodhi poshtë vlerësimin se Viola von Kramon ka ndihmuar aktivistët mjedisorë në luftën kundër hapjes së minierave të litiumit në Serbi.
Për më shumë, sipas tij, Von Kramon kurrë nuk ka folur për dëmet ekologjike që kanë ardhur prej disa projekteve të mbështetura nga regjimi i Vuçiqit.
“Udhëtimi ynë për në Evropë është shtyrë disa herë. Tani përmendin 2030, është diçka joserioze, duhet t’i drejtohemi vetes. Nëse duam të jetojmë si njerëz normalë, duhet të arrijmë marrëveshje”, tha Jovanoviq, duke theksuar se tani nuk është koha për të diskutuar kush është në të majtë dhe kush në të djathtë./FolDrejt/