Deputeti i partisë qeveritare serbe, Vladimir Gjukanovic, njëherësh edhe partia e presidentit Aleksandër Vuciq, gjatë përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë shkruajti: “dua ta uroj kombin serb dhe të falenderoj gjeneralin Ratko Mladic për operacionin ushtarak të çlirimit të Srebrenicës.”
Gjukanoviq u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës , për shkak që gjatë pushtimit të Srebrenicës, u vranë mbi 8000 civilë muslimanë – shumica gra dhe fëmijë.
Interesant është si i qaset masakrave në Bosnjë media austriake Der Standard. Ajo thotë se ndodhi një gjenocid ndaj “njerëzve me emrat muslimanë. Njerëzit që duheshin të vriteshin përcaktoheshin përmes emrave – nëse kishin emra muslimanë, katolikë ose ortodoksë.”
Sot në Bosnjë dhe Hercegovinë njerëzit me emra muslimanë vlejnë si boshnjakë, njerëzit me emra ortodoksë si serbë, kurse njerëzit me emra katolikë si kroatë. Kjo si për të treguar se në Bosnjë deri vonë ka ekzistuar një bashkim vëllazërim mes tre komuniteteve fetare, ku ndarjet u theksuan më pas.
Por në kohën kur bota kujton me dhimbje atë që ndodhi në 1995 në Srebrenicë, presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik, emëron rrugë me emrat e Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladic.