Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka kritikuar kryeministrin Kurti në lidhje me relacionin ndaj aleatëve ndërkombëtarë dhe situatën në pjesën veriore të Kosovës.
“Bazuar në situatën e krijuar shtrohet pyetja a ka pasur mundësi të tjera që të cilat nuk krijojnë tensione, rreziqe, incidente, bllokime etj”.
“Ishte një kërkesë shumë dashamirëse dhe e arsyeshme nga aleati ynë më i besueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përkrahur fuqishëm nga partnerët evropianë”, është shprehur Quni.
Tutje, ai ka i ka thënë kryeministrit Kurti se nuk duhet forcuar miqësia me kushte, rata dhe këste.
“Ju kryeministër, aleatit të Kosovës iu përgjigjet me faza e fraza, me periudha e etapa, e të tjera. Kryeministër, nuk bën të forcohet miqësia me kushte e rata e këste”.
“Kryeministër, mundesh me u ndi i pushtetshëm me opozitën, mund të vazhdosh ta ushtrosh pushtetin me mospërfillje e cinizëm me padëgjueshmëri e populizëm mirëpo Kosova nuk është e qeverisë. Është e popullit, andaj këtu po flasim për Kosovën e të gjithëve”, ka shtuar tutje./FolDrejt/