Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen që po i japin Kosovës me marrëveshjen e MCC-së.
Në fjalën e tij në seancën e sotme, ai tha se kjo ndihmë erdhi në momentin e duhur.
“Falënderojmë ShBA-të për ndihmën dhe mbështetjen që po i japin Kosovës me marrëveshjen e MCC-së. Ndihmë të cilën në momentin e duhur, në krizën më të madhe të energjisë energjetike na vjen nga partnerët tanë historik të cilët i falënderojmë në emër të PDK-së”, tha ai, njofton Klankosova.tv.