Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, ka reaguar pas mbajtjes së referendumit në Serbi, duke e cilësuar atë si një dështim, transmeton Fol Drejt.
“Më pak se 30% pjesëmarrje. Referendumi dështoi në vet Serbinë. Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë” – ka shkruar Kamberi.
Përndryshe, mbajtja e referendumit edhe në territorin e Kosovës, nuk u lejua nga institucionet e vendit./FolDrejt/