Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka komentuar takimin mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se Serbia është aleate e Rusisë, ndërkaq se Ukraina duhet ta njohë Kosovën.
“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë.
Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.”, ka thënë Goncharenko.
“A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.”, ka theksuar ai më tej.