Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka hedhur kritika ndaj qeverisë për shkak të mosplotësimit të kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë.
Nëpërmjet rrjetit të tij social Zemaj është shprehur se qeveria po i privon mbi 1200 punonjës shëndetësorë për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve, përcjell Fol Drejt.
“Kjo qeveri, mbi 1,200 punonjës shëndetësor po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve. Gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi”.
“Kosova ka nevojë për shërbimet e heronjve të kohës – mjekëve dhe punonjësve shëndetësor. Qytetarët tanë kanë nevojë për shëndet të mirë. Andaj, qeveri, ndale këtë gjueti!”, është shprehur Zemaj./FolDrejt/