Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është ngarkuar edhe me një detyrë shtesë, atë të ministrit të Shëndetësisë.
Ai tha se Albin Kurti nuk po e shkarkon Rifat Latifin, nga pozita e ministrit për shkak të dështimit.
Zemaj e quajti këtë spektakël populist.
“Kryeministri nuk e shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për dështim. Për më keq, ky kryeministër vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie. Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë. Spektakël populist!” – tha Zemaj.