Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me rritjen e tatimit në pronë, duke thënë se nuk janë komunat ato që e kanë rritur këtë tatim.
Përmes një postimi në facebook, Bajrami ka thënë se është Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ajo që ka për obligim t’i bëjë vlerësimet e pronave çdo 3 vjet, vlerësim ky që sipas Bajramit ka çuar deri të fryrja enorme e faturave të tatimit në pronë.
“Komunat i kanë normat e njëjta të tatimit sikurse edhe vitin e kaluar, të cilin e përcaktojnë në bazë të Ligjit Nr 06/L-005 për Tatimit në Pronë, Neni 9 i ketij ligji, ju jepë të drejtë komunave caktojnë normat e tatimit në pronë mes minimumit dhe maksimumit që është 0,15% deri 1%. Çka d.m.th. kjo edhe nëse komuna e ka normën minimale që është 0.15% por Ministria e ka vlerësu dysfysh vlerën e pronës suaj, prapë tatimi është dyfishu.”, ka shkruar Bajrami.
“Zgjidhjen duhet ta orfoj Ministria e Financave Punës dhe Transfereve:
1.Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me një vendim të pezulloj vlerësimin e fundit të patundshmërive në vendin tonë, sepse është bërë në kushte të një inflacioni enrom dhe
2.Ta procedoj sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë, i cili është draftu nga grupi punuës që nga tetori 2022, me të cilin duhet të largohet pragu i poshtëm 0.15% dhe të mbetet vetëm pragu i lartë, në mënyrë që të ju lejohet komunave të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit sipas rrethanave.
Edhe një herë që dy vite qytetarët tone të vetmën rritje që e kanë përjetuar është ajo e çmimeve, nuk mund të përballojnë tatime me të larta.”, ka shtuar ajo tutje./FolDrejt/