Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu ka deklaruar se deputetja Mimoza Kusari është duke folur për apetite të dikujt tjetër, kur deklarohet për mbajtjen e zgjedhjeve. Ajo ka shtuar se të njëjtën janë duke e shantazhuar në Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se Kusari i do zgjedhjet e reja, sepse me gjasë do të jetë duke u preokupuar me gjykatë, pasi iu është ngritur aktakuzë.
Haxhiu ka deklaruar se dikush në LVV me gjasë po e shantazhin Kusarin, që të deklarohet në atë mënyrë.
“Çështja është se ju sot iu ka ënda të flisni gjëra që në fakt do t’i pëlqenin Albinit ( ndonëse nuk ju paracaktoi në ekipin e tij negociator me Serbinë) Kujt po i shet moral politik Mimozë?
Dje ishte në interes dialogu ndërsa sot jo. Kush po të “ shantazhon “ sot ? Albulena, Xhelali apo dikush tjetër…”, tha e njëjta.