Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se rritja e çmimit të vajit gjatë ditëve të fundit ka qenë i fiksuar nga.
Statovci në “Rubikon” në Klan Kosova tha se vendi nuk ka fabrikë të vajit por vetëm përpunues dhe ka varësi edhe për import të tij.
“Kur është analizuar tregu, është vërejtur që shumica e furnitorëve kanë bazë furnizimi nga vendet e ndryshme”.
“Ajo cka ndodhi në treg, ishe se për një moment pamë që ishte një fiksim i çmimeve që ishte i panatyrshëm, dhe mendoj se është pozitive që institucionet u përgjigjen me kompetencën e tyre në trajtimin e kësaj çështje dhe tregu u përgjigj pozitivisht”, është shprehur Statovci.
Tutje, deputetja e partisë në pushtet tha se është befasuese që Kosova ende importon produkte bujqësore, siç janë domatet në vlerë mbi 6 milionë euro e mollat në vlerë 3.3 milion euro.
“Ende vazhdohet të importohet gruri në vlera diku mbi 20 milionë euro. Raportet nga shumica e institucioneve kredibile thonë se subvencionimi në bujqësi për vite me radhë nuk e ka prodhuar efektin e dëshirueshme sepse importi vazhdon të jetë vazhdimisht në rritje”, ka thënë Statovci, njofton Klankosova.tv.
Sa i përket rezerva, Statovci tha se Ministria e Tregtisë ka deklaruar se deri në gjashtë muaj nuk paraqesin probleme, pasi sipas saj, qeveria është marrë me këtë çështje përmes kontraktimeve.