Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është duke u debatuar për çështjen e mosliberalizimit të vizave, shkruan Fol Drejt.
Deputetët opozitarë e kanë kritikuar ekzekutivin e tanishëm, për mungesë potence, kreativiteti e pune, për çka ka ndikuar edhe në çështjen e liberalizimit të vizave.
E tillë ishte edhe deputetja Hykmete Bajrami nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila, tha se Vetëvendosje ka ardhur në pushtet me premtimin se do ta luftojë korrupsionin. Mirëpo, pikërisht kjo luftë, ka ngjallur pakënaqësi e dëshpërim në vend, prandaj edhe qytetarët i kanë humbur shpresat:
“Cila është lufta ndaj korrupsionit? Ju lutem, ma thuani. 42 mijë veta kanë ikur vitin e kaluar, Ambasada Gjermane ka tregu, që vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, 55 mijë veta kanë tentu me bo terminë në ambasadë. Derisa në të kaluarën kanë ikë punëtorë krahu, sot po ikin mjek!”
Sipas Bajramit, Vetëvendosje tani i ka të gjitha mjetet për ta dëshmuar përkushtimin e saj, në luftën ndaj korrupsionit./FolDrejt/