Deputetja Hykmete Bajrami, gjatë fjalimeve jashtë rendit të ditës, i është kthyer edhe njëherë çështjes së koeficientit të pagave, shkruan Fol Drjet.
“Ne me këtë koeficient nuk kemi rritje reale të pagave” – ka thënë ajo, duke sqaruar se kjo rritje minimale, nuk i adreson problemet që i shkakton norma e inflacionit.
“Qytetarët fotografinë e qartë dhe të koeficientit, do ta shohin në pagat e shkurtit” – ka thënë ajo, duke paralajmëruar se një propozim për ndryshim të këtij koeficienti, nëpërmjet një amandamenti, do të vijë shumë shpejt në kuvend nga grupi i LDK-së.
Ajo ka kërkuar që ky amandament, të përkrahet në kuvend./FolDrejt/