Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku, ka ironizuar me faktin se shumë institucione të vendit janë me ushtrues detyre, duke i propozuar që në këtë frymë, edhe qeveria të kalojë me ushtrues detyre, shkruan Fol Drejt.
“Sot para jush dua të tregojë se sa pozita janë me ushtrues detyre, duke mos i zgjedhur njerëzit meritor në pozita të caktuara në ministri, agjitacione dhe drejtori. Si duke më lehtë po i leni me ushtrues detyre sepse po i ndikoni më lehtë ata” – ka thënë ajo.
Më tej i ka përmendur disa prej institucioneve të qendrore, ku iu mungon sekretari i përgjithshëm:
“Po filloj nga zyra e kryeministrit, ku ende ka ushtrues detyra. Ministria e Financave e Punëve dhe Transfereve ende është me ushtrues detyre, Ministria e Zhvillimit Ekonomik me ushtrues detyre, MAPL me ushtrues detyre, Ministria e Jashtme me ushtrues detyre, Ministria për Komunitete dhe Kthim me ushtrues detyre, Ministria e Industrisë, Tregtisë me ushtrues detyre”, ka thënë ajo.
Po ashtu edhe institucione të tjera që udhëhiqen nga u.d, ajo i ka përmendur Thesarin e Shtetit, AUV-in, Inspektoriatin Shëndetësor, Agjencinë e Punësimit, Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare, Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut etj.
Sipas propozimit të Bunjakut, “edhe kjo qeveri të bëhet me ushtrues detyre” – tha ajo./FolDrejt/