Kryeministri Albin Kurti duhet të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës rreth vizitës së tij në ShBA e Zvicër. Kështu ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në Sytë 7 në Klan Kosova, që sipas saj Kurti duhet të shpalosë rezultatet e arritura në, siç e quajti ajo “ekskursionin e gjatë në ShBA”.
Deliu-Kodra foli edhe për çështjen e Trustit, që beson se shpejt do të jetë në seancë, dhe aty do shihen edhe qëndrimet e deputetëve të mazhorancës.
Se a ka deputetë edhe nga pozita që e përkrahin tërheqjen e një përqindje nga fondi pensional, e njëjta, beson se ka të tillë, duke përmendur edhe rastin e parë kur janë tërhequr 10% të kursimeve, që sipas Blerta Deliu-Kodra “edhe pse deputetët kanë paga të mira, përsëri kishte edhe nga pozita edhe opozita që e përkrahën tërheqjen”.
Por, se a do të protestojnë si opozitë, nëse nuk miratohet kërkesa e tyre për Trustin, e njëjta ka thënë se është ende herët të flitet për këtë, pasi presin rezultatet nga seanca e Kuvendit. Deputetja e PDK-së opozitare, ka folur edhe për çështjen e energjisë elektrike, që këmbëngulin në respektim të institucioneve të drejtësisë, që të mos tariforen konsumatorët më me çmime të larta./Klankosova/