Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra, ka shtruar një pyetje publike rreth zhvillimeve të djeshme në kuvend, shkruan Fol Drejt.
Deliu Kodra u është rikthyer ngjarjeve përplasjeve në kuvend rreth çështjes Dehari, duke pyetur: Çfarë tha Albulena Haxhiu dje?
Të njëjtës pyetje i është përgjigjur duke thënë se ajo e akuzoi direkt PDK-në për rastin në fjalë.
Ky është postimi i saj i plotë:
ÇKA THA ALBULENA HAXHIU DJE?
“Ju i keni duart e lyme me gjak”, kështu e akuzoi PDK-në dje ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Dhe këtu ajo nxori në pah një varg problemesh.
E para, ministrja e drejtësisë konstatoi kry në vete se Astrit është vra.
E dyta, që Astrit Deharin e ka vra pushteti i PDK-së.
Dhe e treta, e kolektivizoi fajin. Fajin kolektiv e caktojnë vetëm pushtetet diktatoriale, në demokraci faji është individual.
Dhe kjo akuzë më së miri e shpërfaq mënyrën se si ministrja e percepton drejtësinë. Mënyra se si foli Albulena Haxhiu dje, e dëshmoi edhe njëherë se çkado që vjen prej saj është vetëm hakmarrje e aspak drejtësi.
E kjo mendësi përfundimisht nuk kalon!
Ministrja Haxhiu shpërthen me akuza: Marre, marre, marre… Ju i keni të lyera duart me gjak!