Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më afër heqjes së vizave sesa që jemi sot, transmeton Fol Drjet.
Ndërsa po debatohet për mosliberalizimin e vizave propozuar nga AAK, ajo i bëri thirrje opozitës për maturi dhe unitet.
“Po harrojmë ta përmendim, kurrë Kosova s’ka qenë më afër heqjes së vizave sesa që jemi sot. Kurrë s’është punuar më shumë, asnjëherë nuk janë shënuar rezultate pozitive, s’duam ta mashtrojmë popullin. S’kemi dhënë muaj e data, por po punojmë fuqishëm që ky proces një herë e mirë të marrë epilog” – ka thënë ajo.
Kryeziu shtoi se pikërisht për këtë, na duhet uniteti:
“Të bashkohemi sepse do të përfitojmë njëjtë, si pozita si opozita. Rruga jonë drejt BE-së është një angazhim i kahershëm pa dallim. Në rrugën drejt BE-së duhet të jemi të bashkuar, le të provojmë ta ruajmë frymën e mirë dhe bashkëpunuese në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë”./FolDrejt/