Nëse njerëzit e Ballkanint Perëndimor kërkojnë të vijnë në Gjermani, më mirë e kanë të aplikojnë për një vize pune sesa të aplikojnë për azil, shkruan magazina më e madhe e Europës “Der SPIEGEL”. Rregulli u vendos nga qeveria gjermane në 2015 dhe e gjithë kjo për të zvogëluar numrin e azilantëve në vend – megjithatë prej atëherë ambasadat e Gjermanisë në Shkup, Prishtinë, Tiranë, Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë janë të stërngarkuara me aplikime. Një aplikues atje pret deri në një vjet për një termin, përcjell foldrejt.com.
Në fakt, në ambasadat e lartëpërmendura janë dërguar edhe punëtorë shtesë – megjithatë e pamundur për të përshpejtuar procesin.
Në mungesë të punëtorëve të kualifikuar si ndihmësmjekë, gastronomi, mjeshtër ndërtimi, Gjermania jep viza për shtetasit e Ballkanit Perëndimorë.
Në 2018 një vizë të tillë e kanë përfituar 46 mijë persona, por për shkak të barrierave politike vetëm 21 mijë persona kanë shkuar në Gjermani.
Deputetja gjermane Ulla Jelpke, e ka quajtur “skandaloze” pritjet e tilla të gjata, duke u bërë dëm edhe biznesmenëve gjermanë që kanë nevojë urgjente për punëtorë.
Me këto pritje “as punëtorëkërkuesit dhe as biznesmenët nuk mund të bëjnë plane serioze,” tha Jelpke, përcjell foldrejt.com.
Sa i takon marrëveshjeve për punë vetëm 17 përqind e aplikuesve janë ankuar se ka rezultuar ndryshe nga çfarë janë marrë vesh rreth rrogës, kohës së punës dhe përditshmërisë./Foldrejt.com