Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të vizitojë QKUK-në, pasi siç tha ajo, ka informata të brendshme se ka punëtorë të mesëm që punojnë më shumë se 40 orë në javë dhe nuk iu kompensohen.
Latifi i është përgjigjur Kadrijajt me një informata nga ShSKUK-së të ditës së sotme, duke i thënë se është rregulluar mbajtja e kujdestarive dhe ndërrimit të natës, njofton Klankosova.tv.
“Informatë nga ShSKUK. Duke u bazuar në ligjin e punës, në bazë të kontratës kolektive sektoriale e ka rregulluar mbajtjen e kujdestarive dhe ndërrimit të natës dhe në këtë bazë është e rregulluar edhe pagesa për kujdestari dhe ndërrimit të natës. Është e saktë që stafi infermier që punon me ndërrime nga 12 orë, mbajnë 192 orë për muaj, por edhe pagesa e orëve të punës më tepër se orari i rregullt është kalkuluar dhe paguhet së bashku me ndërrimet e natës”, tha ministri.