Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri, duke u shprehur se uron që qeveria e Kosovës të mos jetë futur në një rrugë pa kry, siç ka thënë ajo.
Musliu nga foltorja e Kuvendit ka treguar se lutet që qeveria në krye me kryeministrin Kurti, të ketë sukses me veprimet e marra në pjesën veriore të Kosovës.
“Sa i përket gjendje aktuale në veri, unë kam një lutje dhe një urim për kryeministrin. Lutem çdo ditë dhe uroj që të keni sukses me veprimet e marra atje, sikurse lutem çdo minut dhe uroj që ju mos të jeni futur në një rrugë pa kry në veriun e Kosovës”, ka thënë Musliu./FolDrejt/