“Do të ishte normale që Vuçiq të shpjegonte lëvizjet e tij në Kuvendin e Serbisë. Ai u largua pa platformë për negociata dhe nga Borrelli mësojmë se ai dhe Kurti kanë pranuar që marrëveshja të mos ndryshohet, me Vuçiqin që kërkon që Asociacioni të implementohet së pari”, tha për Danas Sanda Rashkoviq Iviq, nënkryetare e Partisë Popullore, përcjell Fol Drejt.
Sipas saj, Vuçiq, shkurt, pranoi Kosovën e pavarur.
“Përveç Kosovës së pavarur, ai pranoi udhëtimin e saj në Kombet e Bashkuara, shkëmbimin e ambasadorëve, dhe Bashkimin e Komunave Serbe e tregon si një fitore të paprecedentë. Edhe pse tashmë është e qartë se Asociacioni nuk do të jetë ai që thonë organet e tij”, vlerëson Rashkoviq Iviq.
Kolegu i saj partiak dhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Popullore ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Twitter, duke vlerësuar se tashmë është kristal e qartë pse Aleksandër Vuçiq nuk dëshironte që Kuvendi të miratonte një rezolutë që do të nënkuptonte mosnjohje të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB.
“Ai pranoi gjithçka tani, aneks pas aneksi deri në realizimin përfundimtar të kësaj marrëveshjeje”. Çfarë do të kishte ndodhur nëse ai nuk do të ishte betuar për Kushtetutën dhe Ungjillin”, tha Aleksiq. /FolDrejt/