Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, pas përfundimit të fjalimit në foltoren e Kuvendit, ku Kurtin dhe Qeverinë e tij i quajti gënjeshtarë dhe mashtrues, ua dha disa vezë, si simbolikë kundër sulmeve që këta i kanë bërë më herët në Kuvend.
Dumoshi i nxori disa vezë nga xhepi i fustanit të saj, duke i dhënë Kurtit, Konjufcës, si dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.