Deputetja Iryna Friz ka thënë se është momenti që Ukraina ta njohë shtetësinë e Kosovës.
Në një shkrim në Facebook, Friz thekson se në këto kohë të vështira të vendit të saj, Kosova është rreshtuar karshi miqve të Ukrainës, përcjell Telegrafi.
“Ne duhet t’iu bashkëngjitkemi partnerëve perëndimorë që tashmë e kanë njohur Kosovë dhe ta njohim edhe ne. Është koha të qëndrojmë me miq, jo të luajmë me armiq. Shtetet që janë betuar për miqësi me shtetin tonë, zgjodhën ta përkrahin okupatorin”, ka shkruar Friz.
Deputetja thotë se Serbia që nga viti 2014, dërgon qytetarët e saj për luftim në zonën e Donbasit.
“Sot Beogradi është i vetmi vend që nuk i ka përkrahur sanksionet ndaj Rusisë. Por, një popull i tërë, që u bë viktime e gjenocidit serb gjatë viteve të 90-ta, kosovarë, po e përkrahin sot Rusinë”, thekson ajo./FolDrejt/