Deputetja ukrainase Maria Mezentseva ka deklaruar për SkyNews detaje rrëqethëse rreth dhunës ndaj grave gjatë luftës ruse në vendin e saj.
Duke treguar disa nga mizoritë që u ndodhin grave ukrainase, Mezentseva tha: “Ka një rast që është diskutuar shumë kohët e fundit sepse është regjistruar në prokurorinë e përgjithshme dhe nuk po hyjmë në detaje, por është një skenë mjaft e frikshme. Një civil u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në një qytet të vogël pranë Kievit. Gruaja e tij ishte… Më vjen keq, por më duhet të them… përdhunuar disa herë në sy të fëmijës së saj të mitur.
Dhe kjo është diçka, që është absolutisht e papranueshme për sa i përket të folurit publikisht për këtë, sepse ka shumë më shumë viktima sesa vetëm ky rast”. Ajo tha se “nuk ka vende më të sigurta në Ukrainë”./FolDrejt/