Shërbimet e inteligjencës amerikane kanë lëshuar paralajmërimin më urgjent për aleatët e NATO-s për një sulm rus në Ukrainë. Sipas informacioneve që ka publikuar e përditshmja gjermane Der Spiegel, shërbimi sekret amerikan dhe ushtria amerikane kanë informuar edhe shtetet e NATO-s gjatë së premtes, bazuar në informacionet e reja, ekziston frika se sulmi mund të nisë të mërkurën.
Sipas disa diplomatëve dhe zyrtarëve ushtarake, SHBA-të dhanë detaje në lidhje me informatat sekrete. U përshkruan në mënyrë specifike rrugët për pushtimin rus në Ukrainë si dhe njësitet individuale ruse dhe cilat detyra do të merrnin përsipër. Data 16 shkurt u dha si data e mundshme për fillimin e pushtimit, shkruan Spiegel.de, transmeton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Në çfarë informacione bazohet paralajmërimi i mprehtë i SHBA-së, fillimisht nuk dihej në Berlin. Megjithatë, u tha se llogaritë e SHBA ishin shumë të detajuara dhe të mbështetura nga shumë burime.
Sidoqoftë sipas linjës, nuk mund të vlerësohet dhe parashikohet vetë nëse një sulm është i afërt. Mesi i shkurtit pritet të kalojë me tensione të mëdha.
Megjithatë, besohet se është e mundur që SHBA të shpërndajë informacionet me qëllim në mënyrë që të zbulojë planet e sulmit rus.
Ushtria dhe diplomatët perëdnimorë thanë mbrëmë se shërbimet sekrete amerikane me sa duket kishin përgjuar indikacionet se udhëheqja ruse kishte përgatitur ushtrinë për të mërkurën e ardhshme. Kjo tashmë përfaqëson një vendim, për të cilin nuk mund të flitet me siguri për momentin.
Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, këshilltar i sigurisë kombëtare i Joe Biden nuk pranoi të komentojë raportet.
Një sulm mund të ndodhë në çdo kohë edhe para përfundimit të Lojërave Olimpike. Megjithatë, ai theksoi: “Nuk po themi se presidenti Putin ka marrë një vendim përfundimtar.”.
Presidenti Biden iu ka bërë thirrje amerikanëve të largohen nga Ukraina. Sipas mediave amerikane, ai takoi këshilltarët e tij më të rëndësishëm të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë të enjtën në një takim urgjent. Prezent në këtë takim gjithashtu kanë qenë edhe kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula Von Der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.