Milo Gjukanoviq udhëheq me Malin e Zi prej 30 vjetësh, por zgjedhjet e 30 gushtit janë të veçanta dhe një betejë e vërtetë për të. Opozita kësaj here ka një përkrahja të madhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila e ka quajtur si “anti-ortodokse” dhe të “pafe” pushtetin e Gjukanoviqit. E gjithë kjo lidhet me krijimin e Kishës Ortodokse Malazeze, e cila ka pak ndjekës 15 përqind, por që do marrë të gjitha kishat e ndërtuara në vend pas 1918.
Kjo ka zemëruar jo veç serbët, por edhe shumë besimtarë ortodoksë që mbase pas 30 vjetësh do mund të rrëzojnë qeverinë pro-perëndimore të Gjukanoviqit, informon foldrejt.com. Opozita pro-ruse dhe pro-serbe, kësaj here ka një kartë plus për të luftuar semi-autokratin perëndimor Gjukanoviq.
Opozita, gjithashtu e përçarë, dyshon se zgjedhjet mund të manipulohen, pasi në listën zgjedhore ka 52 mijë votues më tepër sesa malazezë mbi 18 vjeç. Në anën tjetër Gjukanoviq, shpreson që me ndihmën e partive shqiptare të krijojë qeverinë re, pasi një mobilizim i madh shqiptarësh është parë në fushatën zgjedhore të 30 gushtit. Disa shqiptarë do udhëtojnë nga Italia për të votuar në zgjedhjet e 30 gushtit.
Një pushtet pro-rus në Malin e Zi, nuk i konvenon askujt./Foldrejt.com