Në kohën kur raporti i Komisionit Europian ka kritika për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, kjo nuk vlen për Maqedoninë Veriore që deri në 2017 ishte e kundërta. Nën udhëheqjen e socialdemokratëve, Maqedonia Veriore është kthyer në një shembull për Ballkanin, shkruan media austriake Der Standard në artikullin e tretë të saj kushtuar rajonit tonë, përcjell ekskluzivisht foldrejt.com.
“Përmes punës së Prokurorisë Speciale dhe disa ecurive penale kundër politikanëve të korruptuar, shteti ligjor ka arritur një cilësi të re,” përcjell foldrejt.com.
Më tej në median austriake përmendet edhe “Kultura e kompromisit” në Maqedoninë Veriore mes partive të ndryshme dhe përmirësimit të raporteve ndër-etnike, ku pa këto, nuk mund të arrihej ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës. Gjithashtu vlerësohet lartë qeveria e Zoran Zaevit për shkak të rritjes së lirisë së mediave. Megjithatë, aty ku duhet të përmirësohet Maqedonia e Veriut është politizimi i administratës, që shihet akoma si problematike.
Sa u takon vendeve tjera, Der Standard duke u bazuar te raporti i Komisionit Europian ndalet veçanërisht te polarizimi politik kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Malin e Zi; mosfunksionimin e parlamentit, kur bëhet fjalë për Serbinë; korrupcionin dhe irredentizmin e Republika Srpska kur bëhet fjalë për Bosnjës; si dhe te Republika e Kosovës si ngecje përmendet lufta kundër korrupcionit dhe tarifa 100 përqind kundër Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës./Foldrejt.com