Derek Chollet, Këshilltar Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka falënderuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurtin, për, siç ka thënë ai “angazhimin konstruktiv”, në procesin e dialogut, shkruan Fol Drejt.
Chollet përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin, duke e shprehur mbështetjen e hapur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.
“Zhvillova një bisedë të mirë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge, për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin ShBA-ja e mbështet fuqishëm”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Good call with Kosovan PM @AlbinKurti. Thanked him for constructive engagement in finding a way forward to deescalate tensions and committing to urgently work on normalization of relations between Kosovo and Serbia in the EU-facilitated dialogue, which the U.S. strongly supports.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) November 24, 2022