Dy persona janë arrestuar në fshatin Llapnasellë të Graqanicës.
Ata dyshohen lidhur me një rast të tentim vrasjes, i cili ka ndodhur më 27.01.2022, përcjell Fol Drejt.
“Pas një pune të intensive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personat e dyshuar lidhur me rastin tentim vrasje që ka ndodhë me datën 27.01.2022 në fshatin Llapnasellë të Graqanicës.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e të dyshuarve nga ana e policisë, kanë bërë që personat e dyshuar:
– I. R, mashkull 30 vjeç dhe
– D.T, mashkull 22 vjeç, mbrëmë të dorzohen në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/