Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në një klinikë mjekësore në Llapnasellë është dërguar një grua pa shenja jete.
Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i policisë:
Hetim i vdekjes
Fsh. Radev, Graqanicës 07.02.2024-17:20. Nga klinika mjekësore në Llapnasellë, kanë njoftuar se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.