Në rrafshin kombëtar zviceran sot është një ditë e madhe. Përherë të parë në 1 shkurt 1959 kantoni Waadt vendos për votimin e grave, përkundër që të gjithë kantonet tjera e ndalonin akoma, shkruan srf.ch, përcjell foldrejt.com
Gjatë referendumit të vitit 1959 shumica ose 66.9 përqind e zviceranëve i thanë jo votës së gruas. Gjithsesi tre kantonte votuan pro votës së grave – Gjeneva, Neuenburg dhe Waadt. Dhe në këtë të fundit ishte ditë feste, pasi në të njëjtën ditë u vendos që gratë të votonin në zgjedhjet e ardhshme.
Shembullin e Waadt e ndoqën menjëherë Neuenburg dhe Gjeneva, kurse shumë më vonë do vendosej për votën e grave në Basel-Stadt (1966) dhe në kantonet tjera gjermanofone që vlenin më konservatore. Vetëm në 1990 do i jepej fund odisesë së votës së grave, pasi edhe kantoni i fundit Appenzell Innerrhoden do detyrohej t’i bindej Gjykatës Federale për të pranuar votimin e grave.
Të drejtat e grave në Zvicër lidhen ngushtë me kantonin Waadt, që theu një akull. Sot të drejtat e grave kanë arritur shkallën më të lartë në Perëndim dhe as që mendohet se ajo mund të privohet nga një e drejtë si ajo e votës./Foldrejt.com