Në vendet e Bashkimit Evropian (BE), të rinjtë mesatarisht largohen nga shtëpitë e prindërve në moshën 26,4-vjeçare dhe bëhen me shtëpi të tyre.
Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhënat për vitin 2022 lidhur me moshën mesatare të të rinjve në vendet e BE-së që largohen nga shtëpitë e tyre familjare, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Sipas të dhënave, të rinjtë nga Evropa fillojnë të jetojnë veçmas nga prindërit në një moshë mesatare 26,4 vjeç.
Gratë largohen nga shtëpitë familjare më herët se burrat.
Në Evropë, burrat fillojnë të jetojnë të pavarur në moshën 27,3 vjeç, ndërsa gratë në moshën 25,4 vjeçe.
Finlanda është vendi ku të rinjtë largohen nga shtëpia në moshën më të hershme midis vendeve të BE-së. Në Finlandë, të rinjtë ndahen mesatarisht në moshën 21,3 vjeç.
Finlanda pasohet nga Suedia me 21,4 vjeç, Danimarka me 21,7 vjeç dhe Estonia me 22,7 vjeç, ndërsa të rinjtë në Holandë në moshën 23 vjeç ndërtojnë shtëpitë e tyre, në Francë me 23,4 vjeç dhe në Gjermani me 23,8 vjeç.
Në Kroaci fëmijët i lënë prindërit në moshën më të madhe, mesatarisht 33,4 vjeç, kurse në Sllovaki mesatarja është 30,8 vjet, në Greqi 30,7 dhe Bullgari dhe Spanjë 30,3./FolDrejt/