Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se gjigandi i ekonomisë së Afrikës, Nigeria, e pasur me naftë dhe gaz natyror mund të mbesë e detyruar që deri në vitin 2026 të përdorë të gjitha të ardhurat e saj për borxhet.
Përfaqësuesi i FMN-së për Nigerinë, Ari Aisen, në një deklaratë për shtyp lidhur me situatën ekonomike të rajonit të Afrikës Sub-Sahariane theksoi se Nigeria shpenzon 89 për qind të të ardhurave të saj për borxhet, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai vuri në dukje se deri në vitin 2026 Nigeria mund të përdorë të gjitha të ardhurat e saj për borxhet.
Borxhi i jashtëm i Nigerisë rritet çdo ditë, tha Aisen, duke tërhequr vëmendjen se kjo normë do të vazhdojë të rritet nëse nuk merren masa.
Aisen vuri në dukje se do të ketë nevojë për të ardhura për zhvillimin e vendit dhe bëri thirrje që të ndërmerren hapa në këtë drejtim.
Nigeria e pasur me naftë dhe gaz natyror në Afrikë, prej vitesh po lufton me probleme ekonomike./FolDrejt/