Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi anti-COVID në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 55 mijë qytetar, e vetëm sot në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” janë imunizuar mbi 150 persona, ndërsa mbi 500 janë vaksinuar në nivel vendi.
Këto të dhëna i bëri të ditura koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi i cili thotë se procesi i imunizimi po shkon shumë mirë.
Bardhi: Mbi 55 mijë qytetar të vaksinuar në nivel vendi
“Aktualisht sot në sallën ‘1 Tetori’, deri në këto qaste janë vaksinuar mbi 150 persona, ndërsa nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 500 të vaksinuar. Ndërsa totali i përgjithshëm i të vaksinuarve nga fillimi deri më tani ka kaluar shifrat e 55 mijë personave të vaksinuar[…]Çdo gjë është në mënyrën më të mirë të organizuar dhe realizuar kështu që shpresojmë që edhe ditët tjera të na përcjellin[…]Ka interesim dhe fatbardhësisht me lehtësimin që kemi me marrjen e listave nga qendra më e lartë për persona të konfirmuar për vaksinim po e paraqet lehtësimin tonë sepse vjen në kohën e paraparë dhe nuk po na paraqitet ndonjë pengesë“, tha ai.
E shumë të moshuar të cilët nuk po arrijnë të regjistrohen në “E-Kosova” nuk po u mohohet vaksinimi.
Dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë arritën më 28 mars 2021, i pari që u vaksinua ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa, imunizimi i qytetarëve aktualisht po vazhdon të bëhet me 38 mijë dozat AstraZeneca të cilat iu dhuruan Kosovës nga COVAX-i. Ndërsa, rikujtojmë që Qeveria e Kosovës ende nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për blerjen e vaksinave.