Varianti i lisë së majmunit i lidhur me epideminë aktuale ka një shkallë vdekshmërie prej rreth një për qind dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.
Ministria italiane e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i përgjithshëm i rasteve të lisë së majmunëve në atë vend është rritur në 12, ndërsa një pacient është ende nën mbikëqyrje.
Rastet e lisë së majmunëve janë raportuar kohët e fundit në vende jashtë Afrikës, ku deri më tani janë zbuluar më së shumti infeksione, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.