Guvernatori i Floridës Ron DeSantis kritikoi aktakuzën ndaj kandidatit rival republikan Donald Trump, duke thënë se ka një standard të dyfishtë në aktakuza.
Zyra e Prokurorit të SHBA-së hapi një aktakuzë prej 37 pikash kundër Trump të premten, duke akuzuar ish-presidentin amerikan për ekspozimin e disa prej sekreteve më të ndjeshme të sigurisë pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.