Një person u arrestua në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë ai ka shkuar në vendin e ngjarjes ku djali i tij, pa patentë shoferë, ishte pjesë e një aksidentit të trafikut në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:00.
Në raport thuhet se ai ka tentuar ta marrë përgjegjësinë e për rastin në vend të djalit të tij, dhe kur kërkesa e tij është refuzuar ka sulmuar zyrtarët policorë.
“Rr. Haxhi Zeka-Prishtinë 27.09.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku ku i dyshuar ishte djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai te merr përgjegjësinë për rastin pasi që djali i tij nuk posedonte patentë shofer. Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/