Dëshmitari i pestë me radhë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve është duke e vazhduar dëshminë e tij gjatë ditës së sotme në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai në një pjesë ka folur për një vrasje për të cilën nuk janë dhënë shumë detaje pasi seanca gjyqësore në shumë pjesë mbahet e mbyllur dhe e redaktuar, përcjell Fol Drejt.
Para vrasjes, ai e përmendi një rast të kidnapmit të një personi dhe më pas e përmendi edhe vrasjen e tij.
Dëshmitari tha se disa persona me maska dhe me uniforma të zeza e kishin kidnapuar personin në fjalë, sipas tij, nuk i ka parë kush e ka vrarë personin numër 1, por vetëm se afër tij kishte gjetur një letër.
Më tej, dëshmitari shtoi se beson se mund ta kenë vrarë personat që e kishin kidnapuar./FolDrejt/